Eksperti i autoshkollave, Tonin Gjinaj deklaroi se në vendin tonë bëhet hile me karburantët, pasi nuk merr sasinë dhe cilësinë për të cilën paguan.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Gjinaj u shpreh se nëMaqedoninëe Veriut dhe Mal të Zi, cilësia e naftës është më e mirë.
“Kemi harruar të themi gjënë kryesore të paktën për ne këtu në Shqipëri, për harxhimin e karburantit. Ndikon dhe lloji i karburantit që përdorim, cilësia e tij. Ne e ndjejmë shpesh, kur vijmë nga jashtë dhe futemi këtu, e ndjejmë ndryshimin si ndryshon punimi i makinës, kur furnizohemi në vende të BE dhe me t’u futur në territorin shqiptar, ndryshon.
Kosova nga ne e merr pak a shumë. Në RMV është më i mirë karburanti dhe në Mal të Zi. Në karburantet le shumë për të dëshiruar, nuk merr sasinë e duhur. Përveçse ne kemi cilësinë jo si cilësia e karburanteve në përgjithësi, e bëjmë për të rritur fitimin”, theksoi ai.
Diskutime rreth kësaj post