Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një denoncim nga “oficeri dixhital”. Në denoncim sqarohet se kryeministri Edi Rama po organizon një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullakun dhe drejtorët e Policisë në qarqe.
Në një status në Facebook, Berisha shkroi se me organizimin e kësaj drke, kreu u qeveruisë ka shkelur statusin e Policisë së Shtetit dhe kodit elektoral.
Postimi i plotë:
“Rama darkë elektorale me drejtuesit e policisë!
Shkelje flagrante e statusit të Policisë së Shtetit, kodit elektoral.
Lexoni denoncimin e oficerit dixhital.
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ne nje darke Drejtorin e Pergjithshme te Policise se Shtetit, Muhamet Rrumbullakun dhe te gjithe Drejtoret e Policise ne te gjitha qarqet e vendit. Takimi po zhvillohet aktualisht ne zonen e Bllokut ne vilen nr. 30. Nderkohe i pranishem eshte edhe ministri i brenshem, Bledi Çuçi.”, ka shkruar Berisha.
Diskutime rreth kësaj post