Pasaportat dhe ID do të prodhohen nga shteti, kështu bëri me dije sot ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Çuçi tha se do të krijohet një kompani publike, pasi koncesionari “Aleat” e përfundoi kontratën në dhjetor të 2022. Pritet që sipas kushteve të rëna dakord, kompania koncensionare të dorëzojë asetet dhe infrastrukturën tek shteti.
Por a do të ketë reduktim të tarifave për pasaportat dhe kartat ID? Çuçi tha se çështja e kostos së pasaportave dhe dokumenteve tjera do të rishihet kur kompania shtetërorev të nisë punën.
Ndërsa tha se qeveria ka ndjehsmërinë për të reduktuar tarifat për dokumete të domosdoshme siç është kartad e identitetit.
“Do ta rishohim çështjen e tarifave. Do shihet pasi ta marrë në dorë kompania shqiptare duke bërë raport finaciar. Për dokumente te detyruseshme ne e kemi ndjeshmërinë për të reduktuar tarifat, por jo për dokumente tjera. Pastaj për tjerat, nuk të detyron njeri të marrësh pasaportë për të udhëtuar jashtë shtetit”, tha Çuçi.
Diskutime rreth kësaj post