Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka ndarë sot bilancin e vitit 2022 në policinë e shtetit dhe pritshmëritë me vitit 2023.
Çuçi u shpreh se do të ketë një ristrukturim në drejtoritë e policisë në të gjithë vendit. Ministri sqaroi se do të ketë sektorë të veçuar në luftën kundër krimit të organizuar, ku do të ketë një drejtori për trafikun e drogës, grupet e organizuara dhe për krimet e rënda.
“Policia kriminale duke nisur nga ky vit, do të riorganizohet dhe do shkëputet nga zinxhiri komandues i policisë së Shtetit. Kemi bërë strukturën e re. Këtë ndarje do e fillonim nga qendra dhe gjatë 2023 do vijojmë me jetësimin edhe në nivel vendor. Kemi krijuar një drejtori të posaçme që do merret me krimet e narkotikëve, një drejtori të veçantë që do merret me grupet e organizuara dhe një strukturë të veçantë me krimet e rënda. Besoj se ky ristrukturim do të japë një shtysë të madhe.” -u shpreh Çuçi.
Diskutime rreth kësaj post