Prej disa javësh, moderatorja e “Doktor Plastik”, Kiara Tito është pjesë e reality-shoë “Big Brother VIP”. Ajo aktualisht është një ndër personazhet më të komentuar, kjo edhe për shkak të raportit që ka krijuar me këngëtarin Luiz Ejlli.
Autorja e “Doktor Plastik”, Elda Laze, teksa ka zbuluar surprizat e sezonit të ri, ka folur edhe për lojën e Kiarës. Ajo ka bërë të ditur se e ka mikeshë prej 5 vitesh dhe është njeri shumë pozitiv. Sipas Eldës, moderatorja do të ishte më mirë pa Luizin.
“Kiara është e vërtetë aty, por duke qenë një njëri i mirë dhe shumë pozitiv, është akomoduese ndaj çdo personazhi dhe çdo situate. Është dëgjuese shumë e mirë.
Do thoja që Kiara për mua do të ishte më mirë pa Luizin aty, domethënë të rrinte si personazh më vete aty, se Luizi dashje pa dashje do ta përfshijë në atë budallikun e vetë. Këtë kam merak.
Kiarën kam 5 vite që e njoh. Vjet nuk e ka dashur ‘Big Brother VIP’”, u shpreh ndër të tjera Elda.
Diskutime rreth kësaj post