Avokati i njohur Idajet Beqiri në një intervistë për Dritare TV, ndër të tjera theksoi se sa vite burgim rrezikojnë për vjedhjen pastruesja në bashkëpunim me djalin e saj.
“Me thënie e deklarime që mund të jenë të vërteta, por dhe të pa vërteta. Kjo zonjë me këtë shumë, për çfarë e ka grumbulluar dhe pse po i mbledh, nëse është e vërtetë që i ka grumbulluar se po i vdes xhaxhai, të gjithë kemi pasur situate të vështira, nuk mund ta gjykoj, por mund të jetë dhe që i ka vjedhur. Po për këtë që ka vjedhur i ka të gjitha rrethana rënduese, sepse ajo i dha rrogë dhe ti e vjedh dhe e dyta, sepse është bashkëpunëtore, bëri njeriun që duhet ta kishe barazlarguar në kulm nga krimi dhe hajdutëria, djalin e saj, e treta, mënyra si i ka vjedhur dhe shuma e të vjedhurit është e madhe.
Më shumë se një herë, ose në bashkëpunim, për një shumë të konsiderueshme, janë elemente që i përfshin paragrafi 2 i nenit 134. Kjo vjedhje në bazë të ligjit dënohet me 4 deri në 10 vjet burg maksimumi. Nëna i ka rrethanat e dënimit më të rënda, pasi ishte ajo që ka inkriminuar edhe të birin”, tha Beqiri.
Diskutime rreth kësaj post