Juristi Kreshnik Spahiu tha në emisionin Now se përjashtimet e sotme nga Enkelejd Alibeaj janë vazhdim i një taktike për të marrë nën kontroll Partinë Demokratike.
Sipas Spahiut, arsyeja e vetme pse Alibeaj përjashtoi 4 deputetët e PD nga grupi është heqja e mundësisë për shkarkimin e tij si kryetar i grupit dhe vendosjen e Ervin Salianjit.
Sipas tij, lufta që është duke u zhvilluar brenda PD është e paprecedentë për sistemin politik në Shqipëri dhe botë. Në një situatë të tillë, tha Spahiu, gjëja më e shëndetshme do ishte ndarja.
“Ligji e ka zgjidhur, atë në fakt e thotë Berisha shpesh, o ta çojmë drejt fitores ose të shkrihet ose të mbyllet. Një parti në të cilën përdoret dhunë ndaj njëri tjetrit është më e moralshme ndarja. Kur një çift ka qenë i martuar 30 vjet, nëse nis dhunohet, tradhtohet, rekomandimi që i bëhet nga juristët është që divorci është i shëndetshëm”, tha Spahiu.
Diskutime rreth kësaj post