Ilirjana dhe Altin Basha sapo kanë vendosur në skenë një opera rock “Jesus Christ Superstar” e cila ngjiti në skenën e Teatrit Kombëtar një trupë aktorësh që dhuruan një performancë elektrizuese më 8 Dhjetor.
E ftuar këtë pasdite në “Rudina” në Tv Klan, Ilirjana tregon si është të punosh me bashkëshortin në të njëjtin projekt, vështirësitë dhe sfidat që kanë hasur në 20 vite bashkëpunim dhe martesë.
Ilirjana Basha: Ne jemi njohur në shfaqje ku kemi punuar bashkë. Nuk kemi shkuar mirë fare, jemi zënë shumë.
Rudina Magjistari: Domethënë nga zënkat ka lindur dashuria. E kundërta tërheq, siç thonë.
Ilirjana Basha: Duke qenë të dy të një fushe, megjithëse ai është regjisor dhe unë kostumografe, merremi vesh shumë mirë bashkë. Unë e di në moment çfarë kërkesash ka ai si regjisor dhe ai e di deri ku mund të shkoj unë dhe e plotësojmë njëri-tjetrin. Vështirësia qëndron që ai duke qenë më i afërti me mua, normalisht e para që i ha ulërimat jam unë dhe s’para i pranoj se them prit një sekondë tani, nuk kisha faj unë për shembull, na kanë ndodhur shumë raste, probleme të vogla që janë pjesë e punës normalisht, por thotë me ty e kam më lehtë se të kam më të afërtën. Ka vështirësi, sigurisht, por ne jemi të lumtur kështu siç jemi, domethënë që punojmë bashkë, që merremi vesh bashkë. E vetmja vështirësi që unë kam pasur në gjithë këto 20 vjet se kishim 20-vjetorin…
Rudina Magjistari: Ah urime!
Ilirjana Basha: Ka qenë për shkak të fëmijëve, ishim të dy prindër që mungonim njëkohësisht, me orare të zgjatura, nuk është që njëri ishte në shtëpi me fëmijët.
Rudina Magjistari: Si ia keni bërë, si e keni zgjidhur?
Ilirjana Basha: Duke pasur ndihmë mami tim që vinte nga Prishtina, rrinte te ne një kohë të gjatë për të na ndihmuar dhe me dado, pastaj se nuk kisha zgjidhje tjetër. Shumë e vështirë. Edhe fmëijët nuk e kanë pasur kollaj mos t’i kishin prindërit të dy, por nga ana tjetër mendon që nuk e di si do kishte qenë ndryshe, të kisha një bashkëshort me një profesion krejt tjetër.
Diskutime rreth kësaj post