Dita e sotme pafrikë mund të konsiderohet si më e lumtura për Luiz Ejllin në “Big Brother Vip Albania”. Artisti ka marrë përqafimin që aq shumë e priste nga Kiara Tito, i cili i ka rikthyer menjëherë buzëqeshjen.
Ndonëse me hezitim se mos këngëtari bën ndonjë lojë, Kiara e ka përqafuar dashamirësisht Luizin. Mbase për të një gjest i vogël, por nga reagimi i Luizit u duke se i dhuroi botën.
Epo “gurë gurë bëhet kalaja”. Luizi duket se është në rrugë të mbarë me Kiarën.
Kujtojmë që ditën e djeshme Luiz Ejlli i hapi zemrën Kiara Titos duke i treguar për sëmundjen e rrallë nga e cila vuante.
Sipas asaj që u shpreh me moderatoren, artisti tha se në të gjithë botën janë vetëm 11 klinika që e kurojnë këtë sëmundje dhe në gusht artisti i njohur do të shkojë në Itali për të nisur kurimin.
“E kam në gjithë trupin ma ka dal 3 muaj para se të vija. Nuk e dija dhe më doli pas një check up që bëra. Kam për të ikur në gusht në Bergamo që të shtrohem dhe të kurohem. Më doli dhe parmbrëmë në jastëk, por thash kam një dhëmbë të prishur.“– i ka treguar ai ndër të tjera Kiarës.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post