Kryeministri teknik i Malit të Zi, Dritan Abazovic, këmbënguli sot që nuk e dinte që ministrat e kabinetit të tij Marko Kovac dhe Aleksandar Damjanovic do të shkonin në Banja Luka për festën anti-kushtetuese të entitetit politik serb Republika Srpska në Bosnje e Hercegovinë, megjithatë refuzoi t’i shkarkojë nga detyra.
Ai tentoi të arsyetohet se ministrat Kovac dhe Damjanovic kanë preferenca personale por politika shtetërore është një tjetër gjë.
“Kovac dhe Damjanovic janë 24 orë ministra, por një gjë është politika shtetërore, e tjetër preferenca personale”.
Abazovic shtoi se përsëriti se qeveria malaziase nuk kishte të bënte asgjë me këtë çështje.
Diskutime rreth kësaj post