Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga dëbora që ka rënë mëngjesin e sotëm në zonat malore, si Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Dardhë.
Kreu i qeverisë ka ndarë një video ku shihet borëpastruesja teksa hap rrugët, për të bërë më të lehtë qarkullimin, teksa shkruan “tanimë një sistem funksional prej disa vitesh, në zona që deri dje bllokoheshin me muaj të tërë dhe ku s’kishte as rrugë të shtruara, po shtigje të rrezikshme për automjetet”.
“🚜Moment nga orët e para të mëngjesit, për pastrimin e rrugëve në disa zona malore, si Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, Dardhë, ku ka pasur reshje shiu dhe bore🌨️❄️⛈️
🦺Borëpastrueset janë në terren për pastrimin e akseve, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve – tanimë një sistem funksional prej disa vitesh, në zona që deri dje bllokoheshin me muaj të tërë dhe ku s’kishte as rrugë të shtruara, po shtigje të rrezikshme për automjetet🙏” shkruan Rama në postimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post