Gazetari Eni Ferhati ka komentuar në një intervistë detajet nga takimi i parë për vitin 2023 mes ambasadores Yuri Kim dhe kreut të ri të SPAK-ut, Altin Dumanit.
Ai u shpreh se kjo mund të jetë një shenjë se do të ndërmerren hapa më agresivë sa i takon krimit të organizuar, por kryesisht korrupsionit.
“Për herë të parë kemi një prokurori speciale për korrupsionin,” – tha Ferhati.
Ai shtoi se puna e SPAK-ut duket si e ndarë në target grupe të ndryshme, referuar këtu vitit të fundit ku ka pasur një shtim të rasteve të hetimit të zyrtarëve që janë të implikuar në dhënien e koncesioneve në mënyrë të paligjshme apo tenderëve të ndryshëm.
Diskutime rreth kësaj post