Nisur nga ajo që çfarë është parë deri më tani, Topi thotë se nuk pret surpriza në 14 maj. Nga një parti që ende o lufton për vulën dhe siglën, Topi thotë se nuk pret asgjë.
“Për mua po, zgjedhjet e 14 majit kanë një rezultat të shkruar. Një formacion i dyzuar, në një kohë kur motorët e fushatës janë ndezur, ende luftojnë për identitet. Ato që luftojnë për siglën dhe vulën nuk kanë kredibilitet, se ai që ka elektoralin, ai del dhe krijon një raport tjetër. Propozimi im është, të dalin dhe të krijojnë premisat e një të djathte moderne, ku askush të mos ketë të drejtën të përdor sigël dhe vulën, me një program mbi interesa reale, jo që i atashohen partive politike për të mbuluar zullumet e tyre. Nuk ka kohë dhe sens të futesh në zgjedhje kur je në betejë për siglën”, tha Topi.
“Kemi një opozitë që nuk është në bursë, por që nuk është alternativë për pushtet”, shtoi Vangjeli.
Ai nuk i beson skenarit se Ilir Meta synon marrjen e drejtimit të opozitës nën bekimin e Sali Berishës. Ish-presidenti kërkon një rikonfigurim të së djathtës, që shkon përtej emrave.
“Nuk më rezulton që Meta të marrë drejtimin e opozitës me bekimin e Berishës. Nëse do ishte një zgjidhje e tillë, nuk çon aty ku unë mendoj. Rikonfugurimi i opozitës, të një qendre të djathtë modele, ka shumë element brenda, nëse e lidhim me emra bëjmë shumë gabim, duhet të gjenerohet nga burimet të brendshme, jo nga burime që janë provuar. Pas 30 vitesh, gjenerata të reja janë prodhuar, dhe më duket anormalë që ato që kanë lindur në ’90, janë 30 vjeç dhe ti e ke pasur kryeministër. Kjo politikë me njerëz që e kanë ezauruar misionin e tyre, nuk duhet të merren në konsideratë. Koha për to kanë mbaruar”, shtoi ish-presidenti.
Diskutime rreth kësaj post