Është zbardhur dëshmia e sanitares Rozeta Dobi, e cila akuzohet se së bashku me djalin e sa, Havier kanë vjedhur rreth 500 mijë euro.
Ajo ka thënë para policisë se ka vjedhur paratë e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi pasi kishte një urrejtje për të.
Ajo ka treguar se djali e ka çuar në banesën e Klosit, 49-vjeçarja kur ka hapur dollapin ka gjetur një kasafortë që sipas saj brenda kishte mijëra euro dhe nga inati që ka pasur me Klosin i ka marrë paratë dhe është larguar.
“Në datë 15.12.2022 i kërkova djalit tim shtetasit Havier Dobi të më dërgonte me makinë tek banesa e Aldes. Gjatë kontrollit ka vënë re se në dhomën e gjumit në dollap ajo mbante një kasafortë e cila ishte në ngjyrë gri. Pasi e ka hapur atë brenda saj ka konstatuar se ndodheshin shuma monetare të prerjeve 500,200,euro dhe 100 dollar, në moment që i ka parë këto shuma parash nga urrejtja që kishte krijuar ndaj shtetases Alda Klosi i ka marrë paratë dhe është larguar më pas me mjetin e djalit të saj. Deklaron se shuma e parave të gjetura në banesën time është nga shuma e lekëve që ka marrë në banesën e shtetases Alda Klosi.”, thuhet në dosje.
Diskutime rreth kësaj post