Vendi që në orët e para të mëngjesit është përfshirë nga vranësira të shumta të cilat kanë sjellë reshje të pakta shiu në zonat veri-perëndimore dhe zonat qëndrore.
Duke filluar nga orët e mesditës do të kemi dendësim të vranësirave që do të krijojnë mundësira për reshje në të gjithë territorin ku në ultësirën perëndimore herë pas herë do të kemi reshje afatshkurtra të shiut.
Në zonat malore në orët e mbrëmjes do të ketë edhe shfaqje e flokëve të dëborës në 1300 metra nga niveli i detit.
E marta në pjesën e parë te ditës mbetet në mbizotërimin e vranësirave dhe reshjeve, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore në 900 metra mbi nivelin e detit.
Në pjesën e tjetër të javës do të ketë dominim të motit të qëndrueshëm.
Temperaturat e ajrit do të kenë rënie duke bërë që në zonat malore temperaturat minimale të shkojnë deri në -4, ndërsa ata maksimale deri në 12- 13 gradë celcius.
Sa i përket parametrit të erës do të jetë problematike pasi do të jetë mbi 70km/h duke sjell problematike sa i përket valëzimit në detin e hapur.
Diskutime rreth kësaj post