Avokati Adriatik Lapaj u ka bërë thirrje prokurorëve të shtetit që të ndjekin zyrtarët e përfshirë në korrupsion pasi sipas tij këto të fundit nuk kapen me letra.
I ftuar në emisionin “Review” në Euronews Albania, ai tha se zyrtarët e lartë shkojnë në vende luksoze dhe pinë verë që kushton 1 mijë euro shishja.
‘Prokuroria jonë nuk ka qenë pro-aktive. Nëse prokurorët nuk shkojnë ta hetojnë subjektin puna çalon. Me letra rrallë do kapni ndonjë zyrtar të shtetit. Ndiqini nga pas ku drekojnë dhe shikoni verën që pinë. 1 mijë euro një verë. Shikoni ambientet që rrinë, xhaketat, kostumet këpucët që veshi. Shikojini makinat që përdorin. Po vrapuam ne dhe ngelëm te letrat, nuk kapen dot me letra. Është shumë e vështirë të kapësh me letra një zyrtar të shtetit shqiptar.”– tha ai.
Diskutime rreth kësaj post