Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rezarta Dobi ka folur ekskluzivisht për emisionin “Review” në Euronews Albania, pasi gruas së tij iu sekuestruan mbi 400 mijë euro të cilat i kishte vjedhur në shtëpi të ndryshme të Tiranës.
Ai tha se ditën e sotme ka takuar ministrin e drejtësisë Ulsi Manja, i cili i ka premtuar se djalin e tij Havier Dobi që vodhi një banesë së bashku me nënën do të bëjnë çmos që ta lirojnë nga burgu.
Më tej i moshuari thotë se 23-vjeçari është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me vjedhjet për të cilat akuzohet.
“Sot kam qëndruar gjithë ditën me ministrin e drejtësisë. I kam treguar për ngjarjen e më tha do të bëjmë çmos që djalin ta lirojmë por gruan jo. I thashë gruan çojeni më tej Stambollit. Djali nuk ka faj, e ka mësuar e ëma. I kishim në rregull të gjithë gjërat. Djali shkonte punonte natën”-tha ai.
Diskutime rreth kësaj post