Përpjekjet me palën greke nuk po bëhen vetëm për caktimin e kufirit detar, por edhe tokësor. Në konferencën e parë për 2023 ministrja e Jashtme Olta Xhaçka konfirmoi se pjesë e diskutimeve janë edhe piramidat kufitare që ndajnë Shqipërinë me Greqinë.
“Kemi punuar dhe kemi përfunduar dhe janë për tu ratifikuar dy marrëveshje të rëndësishme për riparimin për mirëmbajtjen e piramidave kufitare dhe për incidentet kufitare. Do duhet të kërkojmë edhe plotfuqinë e presidentit për tu ulur në tryezën teknike . Te dyja palët kanë rënë dakord për ta referuar çështjen në gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë.”– tha Olta Xhaçka.
Para se te mbërrijë ne dyert e Hagës, Shqipëria do kërkojë autorizimin e kreut te shtetit për ngritjen e grupit negociator. Diplomacia shqiptare është e mendimit se gjetja e zgjidhjeve me shtetin grek, sidomos ajo për abrogimit të ligjit të luftës, do të sillte benefite për shqiptarët e Çamërisë, megjithëse ministrja e Jashtme shmangu referencat me emër.
“Nuk behet fjale vetëm për delimitimin e hapësirës detare, por edhe për çështje të tjera të trashëguara siç është shfuqizimi i të ashtuquajturit ligj i luftës dhe rrjedhimisht edhe efektet juridike që rrjedhin prej tij sa i takon te drejtave të pronësisë.”– tha Olta Xhaçka.
Negociatat për çështjet e hapura me shtetin fqinj, duket të jenë po aq të vështira sa përmbushja e kushteve për Integrimin në Bashkimin Evropian, për të cilën përpara kamerave doli të flasë edhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka.
“Shprese që grupi i parë i kapitujve të hapet fund 2023 fillim 2024”– tha Dhuka
Nëse ëndrra e shqiptarëve është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, një dashuri po kaq të madhe shqiptarët kanë edhe për Amerikën ku përfaqësuesja e saj ne Shqipëri duket të jetë në një marrëdhënie të ftohtë me ekzekutivin shqiptar në përfundim të mandatit te saj.
“Ne i vumë kapak trillimeve, nuk komentuam as procedurën e zëvendësimit dhe as emrat konkret, kaq.”– tha Olta Xhaçka.
Teksa pret që Gjykata Kushtetuese të thotë fjalën e fundit për mandatin e saj, Ministrja Xhaçka e përjashtoi dorëheqjen si opsion.
Diskutime rreth kësaj post