Nga: Eduard Zaloshnja
Në një pyetësor që ua shpërndava dje elektronikisht 10 mijë banorve të rritur të Shqipërisë (në mënyrë krejtësisht rastësore), ishin dy pyetje kyçe:
1. A do të votoni për ndonjë nga kandidatët për kryebashkiakë, dhe 2. Ndër katër politikanët kryesorë kombëtarë, për kë keni opinionin MË POZITIV?
Nga ekstrapolimi i përgjigjeve të të anketuarve (ku përfshiheshin mosha, gjinia, zona e banimit – urbane apo rurale – bashkia ku banojnë – Tiranë apo bashki tjetër – votimi më 25 prill 2021, etj.), më rezultoi se rreth 1.84 milionë banorë të rritur janë të prirur të votojnë (një pjesë e tyre ndoshta nuk do të votojnë më 14 maj).
Rreth 854 mijë ndër votuesit e mundshëm (46.5%) simpatizojnë Ramën ndër katër politikanët kryesorë.
Ndërsa rreth 294 mijë (16%) nuk simpatizojnë asnjërin prej tyre (shihni tabelën më poshtë).
Ky rezultat i fundit na tregon se pothuaj 1/6 e mirë e votuesve të mundshëm shqiptarë nuk simpatizojnë asnjë prej katër politikanëve kryesorë, por sidoqoftë, ndoshta mund të votojnë për kandidatët që preferojnë lokalisht.
Ndër katër politikanët kryesorë kombëtarë, për kë keni opinionin MË POZITIV? – Shqipëria
Ekstrapolim i përafërt %
1.Rama 854,000 46.5%
2.Berisha 551,000 30.0%
3.Alibeaj 81,000 4.4%
4.Meta 55,000 3.0%
5.Asnjërin nga këta 294,000 16.0%
TOTAL 1,835,000 100%
Meqë pothuaj 1600 banorë të rritur të Bashkisë Tiranë e plotësuan pyetësorin e sipërpërmendur, isha në gjendje të bëja ekstrapolime statitistikore të përafërta edhe vetëm për territorin e kësaj bashkie.
Nga ekstrapolimi më rezultoi se rreth 462 mijë banorë të rritur tiranas janë të prirur të votojnë (një pjesë e tyre ndoshta nuk do të votojnë më 14 maj).
Rreth 198 mijë ndër votuesit e mundshëm (42.9%) simpatizojnë Ramën ndër katër politikanët kryesorë. Ndërsa rreth 86 mijë (18.6%) nuk simpatizojnë asnjërin prej tyre (shihni tabelën më poshtë).
Ky rezultat i fundit na tregon se pothuaj 1/5 e votuesve të mundshëm tiranas nuk simpatizojnë asnjë prej katër politikanëve kryesorë, por sidoqoftë, ndoshta mund të votojnë për kandidatët që preferojnë lokalisht.
3.Ndër katër politikanët kryesorë kombetarë, për kë keni opinionin MË POZITIV? – Bashkia Tiranë
Ekstrapolim i përafërt %
1.Rama 198,000 42.9%
2.Berisha 139,000 30.1%
3.Alibeaj 30,000 6.5%
4.Meta 9,000 1.9%
5.Asnjërin nga këta 86,000 18.6%
TOTAL 462,000 100%
Diskutime rreth kësaj post