Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç ka komentuar ngjarjen e rëndë të plagosjes së dy të rinjve serbë në Kosovës nga një person që dyshohet se është anëtar i Forcace Speciale të Kosovës. Në një reagim zyrtar ka deklaruar me nota mllefi se e ashtuquajtura Kosova është getoja e fundit në Evropë.
“Edhe në natën e shenjtë ortodokse, serbët në Kosovë nuk janë të sigurt. E dënoj fuqishëm këtë krim të urryer dhe i kërkoj komunitetit ndërkombëtar të reagojë menjëherë dhe të nxjerrë fajtorët para drejtësisë. Ky është një tjetër në serinë e incidenteve të tmerrshme që tregojnë ashpërsinë e kushteve në të cilat jetojnë serbët në Kosovë çdo ditë. Kur dhuna e përditshme dhe sistematike nënvlerësohet vazhdimisht, atëherë ekstremizmi përhapet shpejt nga lidershipi i përkohshëm iluzion në të gjithë shoqërinë dhe krimet bëhen përditshmëri. Kosova është getoja e fundit evropiane,”-tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post