Edhe për fundjavën që presim përpara vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.
Moti si për ditën e shtunë ashtu dhe ditën e diel parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes.
Gjithashtu në orët e mëngjesit dhe orët e mbrëmjes, në zonat luginore do të ketë mjegull të dendur apo mjegullinë, si dhe shikim të reduktuar.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi 1-5m/s, ndërsa në orët e mbrëmjes të ditës së diel era kthjen drejtim nga kuadrati i jugut dhe fiton shpejtësi deri në 6-8m/s.
Diskutime rreth kësaj post