Alban Çakalli është fermeri shqiptar që është shumë i dhënë pas tokës, bujqësisë dhe botanikës. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar historinë e jetës së tij se si nisi të merrej me bujqësi.
“Unë kam punuar në bujqësi që në moshë shumë të vogël. Edhe kam parë edhe prindërit aty në fermë që para viteve 90, shikoja ato plantacionet e mëdha të ish-komunizmit. Ai ka qenë kontakti i parë i imi me bujqësinë, kur shkoja i kërkoja punëtorëve të fermës fidan”, u shpreh Albani.
Më tej, ai zbuloi se sa e vështirë është të jesh fermerë në Shqipëri: “Të jesh fermerë në Shqipëri është jashtëzakonisht e vështirë. Abuzime ka. Shumica e produkteve bujëqësore shqiptare dërgohen, eksportohen dhe pa analiza. Ne nuk i kemi këto laboratorë, po atje ku dërgohen, ato dalin që janë të sigurta”.
Sakaq, Albani i befasoi të gjithë, pasi ka gjetur një mënyrë të veçantë për të plehruar tokën dhe bëhet fjalë për llumin e kafesë.
“Në Londër ka nisur diçka serioze, ku llumin e kafes dhe mbetjet ushqimore që krijojnë restorantet. Ata po i riciklojnë dhe po përdorin karburant për këtë. Deri në vitin 2030, një pjesë e autobusave të Londrës mund të përdorin llumin e kafesë si karburant. Nuk hidhet direkt llumi i kafes bimës, por duhet të përpunohet se është shumë i mirë për tokën. Edhe nuk ka nevojë që këta fermerët e vegjël të blejnë plehra kimike apo diçka tjetër për t’ja hedhur bimëve”, shtoi ai.
Diskutime rreth kësaj post