Ka përfunduar mbledhja dy ditore e qeverisë, e cila ka zgjatur mbi 16 orë. Lajmi është konfirmuar në rrjetet sociale nga vetë kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se në fokus ishin arritjet e deritanishme dhe plani për vitin e ri. Sipas tij për 2023-n në fokus të qeverisë do të jenë qytetarët shqiptarë. Ai tha se këtë vit do ta bëjmë tërmet, duke iu referuar këtu me siguri edhe betejës elektorale të majit.
Postimi i Ramës:
“Maratona e diskutimit të fillimvitit në qeveri sapo mbaroi pas 16 orë e 25 minutash, ku kaluam në skaner çdo sektor për vitin që sapo iku dhe debatuam e miratuam objektivat konkretë të këtij Viti të Ri, i cili do të jetë një vit më pranë njerëzve, duke u nisur gjithnjë nga ata më në nevojë #QEVERIeSHUMICËS#JOeDisave” tha ai.
Video:
Diskutime rreth kësaj post