Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka folur në lidhje për kreun e ri të SPAK, ku u shpreh se ambicia e Altin Dumanit për karrierën është cilësia që do të prodhojë, rezultate konkrete në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Ngjela tregoi se kush nuk e donte Altin Dumanin në krye të SPAK, ndërsa theksoi se të korruptuarit dhe inkriminuarve në Shqipëri iu kanë hyrë të dridhurat. Sipas tij, drejtuesi i Strukturës sëPosaçme Kundër Krimit tëOrganizuar dhe Korrupsionit Dumani, mund të bëhet president ose kryeministër, pasi siç thotë ai i ka rënë në dorë një kartë shumë e madhe.
“Altin Dumani ka ngjallur shpresa te opinion publik shqiptar. Në fillim nuk e donin, e eliminuan një herë. Nuk e donte korrupsioni i lartë Dumanin, bëri gjithë përpjekjet mos të dilte. E kanë eliminuar njëherë para tre vitesh. Ne e kuptuam që është i aftë, sepse ngjalli frikë. Njerëzit po e presin me dëshirë dhe shpresë. Por atij i ka rënë në dorë një kartë shumë e madhe. Nëse bëhet lideri, ose kreu i goditjes së ndonjë krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, ai bëhet figurë e madhe dhe tenton ose drejt kryeministrit ose drejt presidentit. Por duhet të jetë i saktë, jo të bashkëpunojë me krimin. Por ai nuk i ka këto shenja.Ai është me ligjin. Ditën që u prezantua Dumani ngriti tensionin tek të gjithë shkelësit e ligjit.Altin Dumani është karrierist. Ai që shitet për para nuk bën dot karrierë. Ai që do të bëjë karrierë, nuk shkel mbi të. Dumani që arriti deri këtu pati një karrierë profesionale të pranueshme. Ai e ka në dorë të bëhet figurë”, deklaroi avokat i njohur, Spartak Ngjela.
Diskutime rreth kësaj post