Për analistin Fatos Lubonja, situata politike në vend si dhe premisat për një ndryshim në vitin 2023, duket e vështirë. Sipas tij, me këtë situatë, shqiptarët kanë gjetur një rrugëdalje më të thjeshtë, të largohen jashtë vendit.
I ftuar në emisionin “Open”, Lubonja tha se vizioni i kryeministrit Rama për vendin tonë është një Shqipëri për oligarkët.
Analisti u shpreh se janë oligarkët që pasurohen në kurriz të qytetarëve dhe mbajnë në pushtet kryeministrin Edi Rama.
Lubonja: A mund të arrijë një moment që këta shqiptarët vërtet të thonë është mbushur kupa në Shqipëri? Dhe pastaj të ndodhë ndonjë mrekulli. Këtu ka ndodhur ajo historia e famshme e bretkosës, ku është rritur temperature e ujit të tenxheres ku ndodhet bretkosa, dhe ajo është e mpirë dhe nuk lëviz më. E ka ngritur gradualisht ndaj kemi arritur në këto temperature të larta.
Shqiptarët kanë vazhduar të largohen nga tenxherja, duke u larguar jashtë shtetit. Do vazhdojë emigracioni, ky vend nuk bëhet. Vizioni që ka Rama për Shqipërinë nuk është vizioni i një Shqipërie për shqiptarët, por një Shqipërie e oligarkëve, të pasurve që vijnë këtu, investojnë këtu dhe pasurohen, mbajnë në pushtet klikën që rrethon këtë. Shesin Shqipërinë me një fjalë. Shesin të mirat publike, shesin bukuritë natyrore për një grup oligarkësh që i mban në pushtet. Partia Demokratike e ka shumë të vështirë të fitojë, por edhe të mbijetojë po të vazhdojë ky trend. Kjo është për mua.
Diskutime rreth kësaj post