Brenda gjashtë muajve të parë të këtij viti, 50.000 punëtorët në BE do marrin një rritje të dytë të pagës. Gazeta ‘Bild’ shkruan se të ardhurat e tyre do të rriten me 7% dhe një rritje të theksuar do të ketë dhe paga e kryetares së Komisioni Evropian.
“Ursula von der Leyen do të paguhet 1000 euro në ditë ”, shkruan gazeta në titull. Pagat e punonjësve janë rritur që nga mesi i vitit të kaluar me 2.4% krahasuar me fillimin e janarit 2022.
Paga bazë e presidentes 64-vjeçare të Komisionit do të rritet me 2044 euro krahasuar me vitin 2021, duke arritur në 31250 euro.
Ursula do të jetë dhe kryetarja e parë e Komisionit Evropian, me një pagë që kalon 30 mijë euro.
Në bazë të rritjes së re, Von der Leyen do të fitojë 1000 euro në ditë dhe së bashku me kompensimin për udhëtime jashtë vendit, paga e saj mujore do të arrijë në 36,000 euro.
Nga ana e tyre, komisionerët e BE-së do të marrin 1667 euro shtesë me pagën e tyre prej 25475 euro.
Në të njëjtën kohë, shtesat e 705 eurodeputetëve do të rriten me gati 700 euro, duke arritur në 10,495 euro në muaj dhe për herë të parë do të tejkalojnë10 mijë euro. Paga bazë më e ulët e një punonjësi në Parlamentin Evropian do të rritet me 214 euro, duke arritur në 3272 euro dhe më e larta me 1483 euro duke arritur në 22646 euro.
Diskutime rreth kësaj post