Moderatorja Kiara Tito teksa diskutonte me Luiz Ejllin për debatet e tij brenda shtëpisë, ka dëgjuar një deklaratë të fortë nga këngëtari.
Ajo mori kohë për ta këshilluar, që të mos ndikohet nga protagonizmi, por Luizi i shprehu se kur është me të nuk mendon për të tjerët në shtëpinë e Big Brother.
“Shkurt muhabeti. Jam me ty i harroj të gjitha pasha Zotin, nuk më intereson, nuk i llogaris hiç. Që të futem dhe njëherë duhet të them ku e lashë. Nuk i llogaris fare, me gjithë respektin që kam. Prania jote aq sa më ka bërë mirë, më ka bërë dhe keq. Më ke marr goxha energji, ta kisha harxhuar andej kisha dal lider sot”, tha Luizi.
Diskutime rreth kësaj post