Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra”, i cili ndodhet pas hekurave për vrasjen e një 31-vjeçarit Visart Cengu nga Kukësi, dhe plagosjen e një 27-vjeçari në Prizren, nuk është një emër i panjohur për policinë.
I njohur ndryshe si ‘Kobra’, Hoxhaj është i fiksuar pas jetës së shfrenuar të mbushur me luks. Siç shihet dhe nga pamjet, “Kobra” promovonte në profilin e tij në tik-tok një jetë luksoze, me makina të shtrenjta, ar e para dhe pushime me jahte.
Për më tepër bie në sy dhe fiksimi i tij për bizhuteritë prej ari me stemën e Versaces.
Diskutime rreth kësaj post