Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i ka thënë homologut të tij rus Vladimir Putin në një telefonatë se përpjekjet për paqe në luftën Rusi-Ukrainë duhet të mbështeten nga një armëpushim i njëanshëm dhe një “vizion për një zgjidhje të drejtë” të konfliktit, tha presidenca turke të enjten.
Reuters raportoi se të dy udhëheqësit diskutuan për energjinë dhe korridorin e grurit të Detit të Zi dhe se Erdogan i tha Putinit hapat konkretë që duheshin marrë për të pastruar militantët kurdë nga rajoni kufitar sirian.
Diskutime rreth kësaj post