“Projekte konkrete dhe punë konkrete…” Kështu kryeministri Edi Rama justifikoi për ndjekësit dhe mediat mbledhjen 2-ditore me ministrat në një prej vilave qeveritare të Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale Rama publikoi edhe 2 foto nga mbledhja me ministrat e tij.
Kreu i qeverisë i veshur sportiv me një t-shirt të kuqe qëndron në krye të tavolinës. Ministrat duken të fokusuar. Disa prej tyre mbajnë shënime. Përballë një monitor me shifra, miliona, investime…
Por një sy i vëmendshëm vuri re se njëra prej foptove të kreut të qeverisë ka zbuluar më shumë seç duhet. Ato që Rama i quan “projekte” dhe “punë konkrete” në letrat përpara kryeministrit janë disa …shkarravina. Në foto duket edhe një qen (ndoshta maçok) që qëndron në bisht.
Interesante duhet të jertë edhe fatura e këtyre “projekteve”.
Diskutime rreth kësaj post