Ndonëse marrëdhënia e tyre me vëllezërit Veshaj nuk përfundoi mirë për asnjërën nga ato, Beatrix Ramosaj dhe Aleksia Peleshi kanë gjetur njëra-tjetrën.
Vajzat janë shumë shoqe dhe kalojnë kohë së bashku. Së fundmi vajza e ministrit Peleshi, ka publikuar një story në Instagram ku duket së bashku me këngëtaren.Aleksia e ka etiketuar Trixën duke e shoqëruar me disa zemra të bardha.
Më herët në një bisedë virtuale ndjekësit e kanë pytuar Aleksian në lidhje me Beatrix Ramosajn. Ndjekësi ka dashur të dijë nëse ka ndonjë lidhje më Trixën pasi ngjajnë sipas tij.
Aleksia nuk ka hezituar t’i përgjigjet duke bërë shaka:
“Beatrix shih një herë mos ke ndonjë rrënjë nga Korça e dalim kushërira të 17-a”.
Aleksia Peleshi dhe Beatrix Ramosaj kanë qenë të lidhura të dyja me binjakët Veshaj. Ndonëse tani nuk kanë asnjë marrëdhënie me aktorët duket se vajzat kanë ruajtur një miqësi me njëra-tjetrën.
Edhe pse historia mes Aleksia Peleshit dhe Romeo Veshaj ka kohë që ka mbaruar, nuk mund të themi të njëjtën gjë për kunjat mes tyre.
Në intervistën e saj të fundit Aleksia është pyetur se 1 në 10 çfarë note i vendos partnerit të saj të fundit.
Duke u bazuar nga shprehjet e Aleksias e morëm përgjigjen që as 1-sh por me minus…
Partneri i fundit i Aleksia (ose të paktën që dimë ne) ishte pikërisht Romeo Veshaj.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post