Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë e ka nisur vitin e ri me një mesazh për të gjithë shqiptarët që duan të largohen për në Angli, duke i kujtuar atyre masat që janë ashpërsuar nga qeveria e Rishi Sunak. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ambasada ka theksuar rreziqet që mund të vijnë nga emigracioni i paligjshëm në Britani, ndërsa thotë se është rritur edhe periudha e burgimit.
“Mbretëria e Bashkuar ka ashpërsuar dënimet, ka rritur periudhën e burgimit dhe po dëbon më shumë shqiptarë që udhëtojnë në Britani në mënyrë të paligjshme. Shumë shqiptarë po dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar sepse kanë udhëtuar në mënyrë të paligjshme. Ti mund të jesh një nga ata”, thuhet ne mesazhin e ambasadës.
Rreziqet e udhëtimit të jashtëligjshëm drejt Mbretërisë së Bashkuar me anije ose kamionë
Shumë njerëz kanë vdekur ose janë lënduar rëndë duke u munduar të udhëtojnë drejt MB-së me anije të vogla ose kamionë – duke përfshirë edhe fëmijë.
Rreziqet e udhëtimit drejt MB-së me anije të vogla përfshijnë:
-kushtet e detit ndryshojnë shpejt – anija mund të përmbyset apo të zhytet
-ju mund të bini në det dhe të mbyteni – kjo mund të ndodhë brenda disa minutave pasi uji është shumë i ftohtë
-anija mund të prishet gjatë udhëtimit – anijet që ofrojnë kontrabandistët shpesh janë të papërshtatshme për udhëtime të gjata
-anija juaj mund të goditet nga një anije më të madhe – deti mes Anglisë dhe Francës është zona me trafikun më të madh detar në botë
Rreziqet e udhëtimit drejt MB-së të fshehur në një kamion përfshijnë:
-mund të shtypeni teksa mundoheni të kapeni në një mjet në lëvizje
-rrezikoni të vdisni të ngrirë brenda një mjeti frigoriferik
-mund të mbyteni lehtësisht nga mungesa e ajrit në një kontejner ose kamion mallrash të mbyllur
-mund të lëndoheni nga sende që mund të bien sipër jush
-mund të rrëzoheni në rrugë ose poshtë kamionit
Diskutime rreth kësaj post