Pas dorëheqjes së policëve serbë në veri, Policia e Kosovës ka shpallur konkursin për pranimin e policëve të rinj.
“Policia e Kosovës shpall konkurs – Për pranimin e zyrtarëve policorë sipas kushteve të parapara të konkurrimit për të gjitha minoritetet (Serb, Boshnjak, Turq, Goran, Romë, Ashkali, Egjiptas, Kroat, Malazez, Maqedonas). Vendi i punës: Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, serbët në katër komunat veriore u dorëhoqën nga institucionet e Kosovës në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, pas mosmarrëveshjeve të Kosovës e Serbisë për çështjen e targave.
Diskutime rreth kësaj post