Ministrja e Energjitikës dhe Infrastukturës, Belinda Balluku ka inspektuar sot punimet në kantierin e ndërtimit të aksit rrugor Elbasan- Qafë Thanë.
Balluku tha se ky segment përfshin kilometrat e para të Korridorit VIII, dhe do të ndërtohet me Bypass-i i Fierit. Rruga do të jetë e kategorisë B.
“Ky segment është dallëndyshja e parë e Korridorit të VIII. Pavarësisht se janë 5 km e para është e rëndësishme që këtu të eci puna siç duhet. Ne ndërkohë jemi duke punuar për by-passin e Elbasanin, që është shumë i rëndësishëm dhe prioritet për ne.
Nga ana tjetër do ndërtojmë segmentin e dytë të këtij korridori. Rruga është kategori B, për t’ia sqaruar qytetarëve, është e ngjashme dhe me të njëjtat parametra me By Passin e Fierit”, tha Balluku.
Diskutime rreth kësaj post