Paraditen e sotme aktivistët e nismës “Thurrje” kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës lidhur me buxhetin e vitit 2023.
Gjatë fjalës së tyre ata parashtruan pyetjtet se pse Bashkia e Tiranës po mban të fshehtë buxhetin e këtij viti.
Më tej ata kërkuan më shumë informacione lidhur me taksat që qytetarët do të paguajnë, ku sipas tyre gjatë këtij viti banorët e Tiranës do të duhet të paguajnë 51 miliardë lekë të vjetra më shumë.
“Pse pikërisht nuk bëhen publike buxheti i shtetit. Pse shohim tarifa më shumë, pastrimi, pronës dhe pse është njëra nga Bashkitë që paguan më shumë.
Qytetarët paguajnë më shumë taksa. Pyetja ime është ‘A është e vërtetë që këtë vit taksat do të jenë më shumë në rritje?’ Kemi dëgjuar që këtë vit qytetarët e Tiranës do të paguajnë 51 miliardë lekë të vjetra më shumë.
Çfarë taksë do të jetë, nga do të dalin këto qindra mijëra euro, nga do të dalin këto tarifa? Do rrisni taksën e pronës, gjelbërimit? Cilën pjesë të taksave do të risni për të arritur këtë gjë?
A është e vërtetë që qytetarët e Tiranës do të paguajnë 51 miliardë më shumë?”, u shprehën ata.
Diskutime rreth kësaj post