Pas përfundimit të festave të fundvitit dhe largimit të emigrantëve, Policia Kufitare ka shtuar masat në të gjitha pikat e kalimit për të thjeshtuar procedurat.
Po ashtu janë shtuar sportelet për të evituar radhë e gjata që qytetarët shqiptarë mund të hasen. Deri më tani nuk janë hasur probleme dhe automjetet qarkullojnë në të dyja anët e kufirit.
Njoftimi nga Policia e Shtetit:
“Vijon kthimi normal për në vendet e punës, nëpërmjet pikave të kalimit kufitar të qytetarëve shqiptarë që erdhën në Shqipëri, për të kaluar festat e fundvitit.
Policia Kufitare ka shtuar masat në të gjitha pikat e kalimit kufitar, për krijimin e lehtësirave për të gjithë shtetasit shqiptar që kthehen në vendet e tyre të punës dhe për qytetarët që udhëtojnë për qëllime të ndryshme.
Masat, të koordinuara me homologët në pikat tokësore, me qëllim pasjen e një lëvizjeje të njëtrajtshme në të dyja anët e kufirit.
Policia Kufitare, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, ka shtuar sportele në dalje të Republikës së Shqipërisë, me qëllim shmangien e radhëve të gjata dhe krijimin e lehtësirave për të gjithë shtetasit që erdhën në Shqipëri, për të kaluar festat e fundvitit dhe që tashmë po kthehen në vendet e tyre të punës.
Në të gjitha pikat e kalimit kufitar vijon lëvizja normale dhe nuk janë krijuar radhë apo vonesa për qytetarët dhe automjetet që qarkullojnë në të dyja anët e kufirit.”-thuhet në njoftim.
Diskutime rreth kësaj post