Mulliri rreth 200 vjeçar i fshatit Dragostunjë në Librazhd është rikonstruuar duke bërë të të mundur ruajtjen e mëtejshme të tij dhe përçimin e vlerave të trashëgimisë tonë.
I pranishëm në ceremoninë e inagurimit të investimeve ishte edhe deputeti dhe ish-drejtuesi i këtij qarku, Taulant Balla.
Ndonëse tani ai drejton qarkun e Fierit, si duket nuk i ndahet Librazhdit dhe dëshiron t’i qëndrojë mbi kokë çdo punimi në këtë zonë.
“Librazhd/ Rikonstruktohet mulliri 200 vjeçar në #Dragostunjë i cili do ti vijë në ndihmë banorëve të zonës për bluarjen e drithitsipas traditë”, shkruan Balla krah fotove.
Për breza e breza me radhe ky mulli është punuar nga të moshuarit e fshatit të cilët shpjegojnë rëndësinë e tij në krahasim me mullinjtë elektrikë.
Në hyrje të parkut Kombëtar Shebenik Jabllanicë, ky mulli pritet të shërbejë edhe si një atraksion i vogël turistik.
Diskutime rreth kësaj post