Me nisjen e “Zemër Luana”, kishte shumë njerëz skeptikë përsa i përket spektaklit, madje në media u aludua edhe për kunja nga kolegët. Deri më sot Luana nuk kishte reaguar kundrejt asnjë kunje.
Mbrëmjen e sotme në “Zemër Luana”, edhe autorja e moderatorja Luana Vjollca është përfshirë bashkë me Marina Vjollcën në lojra të ndryshme, ku një ndër to edhe “Ndaje ose Haje”.
Pyetja për Luana Vjollcën ka qenë: “Luana, që në javën e parë të startimit të “Zemër Luana” njerëzit kanë qenë skeptik për atë që ti do të sillje në ekran, madje në media u përfol se pate sulme të ndryshme nga moderatorët e tjerë, ku nuk munguan edhe komentet e klikimeve apo epitetet e vendosura, si përshembull “xhungla”. Ne sonte në “Zemër Luana” duam të dimë reagimin tënd kundrejt këtyre situatave që janë krijuar mediatikisht.”
E ndërkohë përgjigja e Luanës sigurisht që ishte e drejtpërdrejtë duke thënë: “Luani është mbret i Xhunglës, e sa për klikimet, i kemi sepse me emisionin e parë në dy javë morën 2 milion klikime, që nuk është parë në programet e televizionet shqiptare.”, tha Luana.
Diskutime rreth kësaj post