Ardit Çuni ka reaguar me një postim në Instastory pas finales së Dancing with the stars, ku fituese u shpall Sara Hoxha. Këngëtari falenderon publikun dhe vetëm dy anëtarë të jurisë, Dalina Buzin dhe Armand Pezën, duke nënkuptuar se është i zhgënjyer nga Kledi Kadiu dhe Valbona Selimllari.
“Më vjen të shkruaj shumë gjëra, pastaj them pse t’u jap material portaleve. Zgjodha pikërisht këtë moment sepse m’u bë zemra mal që realizova një nga ato performanca që i kisha ëndërruar dhe ia dolëm me shumë sukses.
Jam i lumtur dhe krenar sepse punova fort, sepse derdha djersë për 4 muaj për të dhënë shpirtin dhe për të treguar që puna mbizotëron mbi gjithçka.
Dalina faleminderit që me komentet e tua shpeshherë më bëje me krahë e shpeshherë më jepje motivim për të qenë më i mirë! Mandi gjithmonë suportues dhe që në javën e parë pe tek unë pretendin për të fituar çmimin e madh. Për pjesën tjetër zgjedh të hesht… është me mirë kështu! Mendoj që në këtë botë kaq të egër, secili e mban vetë përgjegjësinë e veprimeve, por ka dhe nga ato raste që siç thotë populli që “turpin e hanë me bukë.”, ka shkruar Arditi.
Diskutime rreth kësaj post