Futbollisti i njohur brazilian Pele ka ndërruar jetë më 30 dhjetor në moshën 83-vjeçare dhe siç raportojnë mediat në Brazil, ndërsa varrimi është caktuar për të martën më 3 janar në Santos.
Gjegjësisht, dëshira e fundit e futbollistit legjendar ishte që të varrosej në katin e nëntë të varrezave në vendlindjen e tij Santos.
Siç njoftoi nga vendi i ngjarjes gazetari Andy Lines, i cili shkruan për Daily Mirror, Pele do të varroset në varrezat “Ecumenical Necropolis Memorial”.
Kjo varrezë konsiderohet si “më e larta” në botë, ka 32 kate dhe mbulon 1.8 hektarë dhe ka rreth 16.000 varreza.
Diskutime rreth kësaj post