Ish-kampioni kombëtar i çiklizmit i cilësuar dikur luani i Myzeqesë, sportisti që ngrinte peshë zemrat e fierakëve, nuk e ka braktisur pasionin e tij.
“Biçikleta ka 30 vjet që fle bashkë me mua. Sa herë që vij unë nga Italia, që fle, unë aty, gazeta aty.”
Albert Çuko kulmoi karrierën e tij si çiklist në vitet 80. Fitoi dy rrethe çiklistike dhe garë atë shumta që zhvilloheshin në të gjithë vendin.
“Në kohën tonë ka patur rivalitet, kemi qenë shumë çiklist, që merrnim pjesë në garë. Rivaliteti mes partizanit dhe Vallaznisë. Unë futesha gjithmonë mes tyre dhe përfitoja, si individ, por edhe si ekip nuk kemi dalë keq. Në vend të parë, dytë, tretë.”-tha ai.
Me modesti por me emocione plot ish kampioni tregon çastet e tij te lavdisë dhe famës
“Gara më e bukur për mua, ka qenë etapa Gjirokastër-Fier, që kam mbërritur i pari në qytetin e Fierit, dhe aty gjithë dashamirësit e sportit më kanë mbajtur në krah gjysmë ore dhe nuk kisha mundësi të hyja në hotel.”-u shpreh ai.
Prej vitesh emigrant, luani I Myzeqesë kthehet shpesh ne vendlindje për të bërë mes të tjerash edhe xhiron me biçiklete
Ne këto rruge qytetaret e Fierit prisnin sportistin e tyre për të festuar fitoren apo për ta mbështetur. Sot ish kampioni shëtit në të njëjtat rruge me biçikletën e tij, por I panjohur për pjesën me te madhe te kalimtareve.
Çiklizmi ishte një sport popullor në vitet e rinisë së tij, ndaj dhe vendosi të hyjë në ekip në vitin 1975.
“Moshën 14 – 15 vjeç na lindi ideja të dyve, duke parë çiklistët aty në Levan, edhe u regjistruam në ekip. U futa në garë me të rinjtë, dola kampion. Kur isha 16 vjeç dola kampion me të rinjtë. Më pas kalova me ekipin e të rinjve, mbase ishte pak gabim, por ngarkesa ishte më e madhe me ekipin e të rinjve, pasi ishin etapa më të gjata. Isha më i brishtë në atë kohë, për punën.”-tha ai.
Apolonia nuk ishte nder ekipet e mëdha te çiklizmit por Çuko shkëlqeu me rezultatet individuale. Vazhdoi këtë sport deri në vitin 1989, kohë kur kaloi në trajnimin e ekipit të Apolonisë. Dy vjet më pas Çuko i largua me familjen drejt Italisë aty ku jeton dhe punon është sot./Abcnews.al/
Diskutime rreth kësaj post