Që nga nga nata e parë e spektaklit te BBV ka pasur një “luftë të ftohtë” mes aktores Olta Gixhari dhe moderatores Zhaklina Gjolla.
Edhe pse bënë “paqe” gjatë natës së ndërrimit të vitit tensionet mes tyre janë rikthyer sërish. Madje Olta Gixhari ka paralajmëruar se “do ta shkatërrojë” Zhaklinën.
Gjatë një bisede me banorët e tjerë, ajo u shpreh se moderatorja ka ardhur të bëhet e famshme por i ka bërë llogaritë gabim, “ do rri shumë shkurt e shkreta”.
“Do ta shkatërroj Zhaklinën, mbajeni mend, Do ta shkatërroj, më vjen keq se ka ardhur të bëhet e famshme këtu, por do rri shumë shkurt e shkreta, nuk i ka bërë llogaritë mirë. Është njeriu më pa rëndësi në shtëpi, rri vetëm, asnjë nuk i afrohet. Duhet ta shikojmë që ka një gotë caji personale. Nëse do kisha pirë unë me atë gotë do shikonit spektakël nga ana ime” , tha ajo.
Diskutime rreth kësaj post