Fundi i vitit 2022, ishte i sikletshëm për Bes Kallakun dhe Xhensila Myrtezajin, ku një ndër çiftet më të dashura të publikut shqiptarë, u përfol se është në krizë dhe madje janë drejt fundit të martesës.
Ndër të tjera, media që publikoi lajmin shkruante nga burime të sigurta, se Xhensila është larguar bashkë me Ajkën nga shtëpia.
Prandaj pritej që çifti të mos e kalonte ndërrimin e viteve në prani të njëri-tjtrit, por Besi dhe Xhensila kanë vërtetuar të kundërtën.
Ata kanë kaluar bashkë natën e 31 dhjetorit dhe kete na e kanë treguar edhe nëpërmjet postimeve në InstaStory, së bashku me familjarë të tjerë.
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaji mohuan lajmet vetëm pak ditë pas publikimit. Në një nga koncertete e saj Xhensila iu drejtua Besit me “ të dua me gjithë shpirt” duke i dhuruar edhe një puthje e cila i dha fund dilemave.
Urimi i Besit dhe i Xhensiles per fundvit ishte në emër të familjes Kallaku.
Diskutime rreth kësaj post