Boksieri shqiptar Florian Marku, ka ndarë në llogarinë e tij disa foto të dorës së operuar, ku zbulon se dëmtimi i kishte ndodhur 20 ditë para ndeshjes që zhvilloi në Tiranë.
Ai thotë se asnjë boksier në botë nuk do e kishte bërë ndeshjen, kurse ai guxoi.
Postimi:
“Ky dëmtim më ndodhi 20 ditë para ndeshjes së madhe që zhvillova në Tiranë. Dora duhej operuar direkt por nuk mundesha të anulloja një ndeshje si kjo dhe më duhej te ndeshesha edhe pse me dorë të dëmtuar.
Jam stervitur vetëm me një dorë për rreth 3 javë. Hera e parë që e gjuajta dorën e djathtë dhe vura dorezë ishte nata e ndeshjes. Ju garantoj nuk ka boksier në botë të futet me një dëmtim si ky në një ndeshje boksi, perveç meje. Tani dora eshtë operuar dhe jam në fazë rikuperimi.
2023 do jetë viti më i madh i karrierës sime. Nëse do të jem i shëndetshëm, gati mentalisht dhe fizikisht, Dasht Zoti nuk do të ketë asnjë në botë që do të mund të më mundi. 2023 do të flasi vetë”, shkruan Florian Marku.
Diskutime rreth kësaj post