Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Spitali Universitar i Traumës,ka deklaruar se të gjitha strukturat e shëndetësisë, do të jenë në gatishmëri 24 orë në natën e ndërrimit të viteve dhe gjatë ditëve të para të 2023-it.
Manastirliu gjithashtu, bën me dije se Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ketë 100 ekipe në terren në qendrat e qyteteve ku do të ketë festa.
“Masat që kemi marrë për të qenë në gatishmëri jo vetëm përgjatë natës së ndërrimit të viteve por deri më datë 4 janar, me përforcimin e ekipeve mjekësore, në mënyrë që të përballojmë çdo emergjencë që mund të ketë. Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ketë 100 ekipe në terren në qendrat e qyteteve ku do të ketë festa. Gatishmëria do të jetë edhe për Njësinë e Heliopterëve por edhe për të gjitha strukturat tona të spitaleve kudo në vend. Do të kemi organizim të përforcuar këtu në Spitalin e traumës për ditët e festave”, tha Manastirliu.
Spitalet Universitare, Spitalet Rajonale dhe shërbimet spitalore në çdo zonë kanë marrë masat për sigurimin e shërbimit të urgjencës mjekësore 24 orëshe, nga datat 31 dhjetor 2022 deri 4 janar 2023.
Diskutime rreth kësaj post