Ambasadorja Yuri Kim, ka ndarë për shqiptarët urimin e saj në këtë ditë të fundit të vitit 2022 dhe në prag të Vitit të Ri 2023, ajo thotë se viti që po lëmë pas ishte i jashtëzakonshëm dhe 2023 do të jetë edhe më i mirë.
Teksa uron gëzuar në gjuhën shqipe, diplomatja e lartë amerikane bën dhe një bilanc të vitit 2022.
Ajo rendit disa nga arritjet e Shqipërisë, vë theksin te festimet e 100 vjetorit të marrëdhënieve me SHBA dhe ngjarje të tjera që shënjuan këtë vit.
Postimi:
“Në ditën e fundit të vitit 2022, duam të falenderojmë shqiptarët që festuan me ne 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë gjatë gjithë vitit të kaluar. Ishte një vit i jashtëzakonshëm plot me ngjarje në nder të këtij njëqindvjetori të veçantë.
Bashkohuni me ambasadoren Yuri Kim teksa kthehemi pas në çastet kryesore. Gëzuar Vitin e Ri”, shkruan Ambasada e SHBA në “Facebook”, duke sjell për të gjithë shqiptarët një vështrim pas, në ngjarjet që kulmuan gjatë këtij viti që po lëmë.
Diskutime rreth kësaj post