Politikani socialist Pandeli Majko, uron të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri 2023, ai uron dhe Kosovën, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Malin e Zi, teksa shton se duhet shpresuar më e mira e duhet përgatitje për më të vështirën.
“Gëzuar Vitin e Ri 2023! Gëzuar Korca dhe Tropoja, Gjirokastra dhe Hasi, Tirana dhe Kukësi, Vlora dhe Shkodra, Elbasani dhe Lezha, Durrësi dhe Dibra, Berati dhe Mati, gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që janë, mbarësi dhe shëndet në familjet e tyre!
Qoftë viti 2023, viti i nisjes së tregëtisë së lirë ndërkufitare me Kosovën, ku kuksianët, hasjanët dhe tropojanët tu lejohet të bëjnë tregëti pa kufizime me Gjakovën dhe Prizrenin”, shkruan Majko.
Deputeti socialist ironizon dhe opozitën shqiptare.
“Gëzuar mungesën e opozitës! Kjo është ironi por e vërtetë! Të mos bësh asgjë, shpesh, është puna më e vështirë”, vijon ai.
Më tej, ish-kryeministri dhe deputeti aktual i PS, komenton dhe vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës. Ato u hoqën dje, mes një klime tensioni në rritje mes dy vendeve dhe pas 20 ditësh bllokadë.
“Gëzuar vendi im i shqiponjave! Gëzuar shqipe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Luginë! Ju uroj forcë, shëndet e gjakftohtësi përballë “barrikadave” që Aleksandri i Beogradit dhe vetvetja na vendosin! Shpresoni për më të mirën, dhe përgatituni për më të vështirën!
GEZUAR 2023! Ardhtë i mbarë, si dielli i një ditë të re, për të ndricuar dëshirën e asaj që nuk e kemi! Kjo është zgjedhja më e ëmbël njerëzore midis një të panjohure dhe një fundi! GEZUAR”, përmbyll urimin e tij Pandeli Majko.
Diskutime rreth kësaj post