Shefi i ri i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk ka kritikuar skemën që ai e konsideron problematike nga pikëpamja etike dhe beson se qeveria britanike duhet ta rimendojë dërgimin e emigrantëve në Ruandë.
Türk i ka kërkuar qeverisë britanike të rishqyrtojë planet e saj për të deportuar azilkërkuesit në Ruandë, duke paralajmëruar se në të kaluarën skema të ngjashme kishin çuar në keqtrajtim të emigrantëve.
Ai gjithashtu hodhi poshtë përshkrimin e kryeministrit Rishi Sunak për marrëveshjen prej 140 milion paundësh si të drejtë, duke thënë se përveç se ishte problematike ligjërisht dhe etikisht, ajo ishte gjithashtu “shumë e kushtueshme ” dhe nuk ka gjasa të funksionojë.
“Ju nuk mund t’i kaloni përgjegjësitë tuaja ndaj një shteti tjetër në mënyrën që është parashikuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Kjo ngre shqetësime shumë serioze, si nga këndvështrimi ndërkombëtar i të drejtave të njeriut ashtu edhe nga këndvështrimi i ligjit ndërkombëtar për refugjatët”, theksoi a
Diskutime rreth kësaj post