Disa nga liderët botërorë kanë marrë urime për Vitin e Ri 2023 nga presidenti rus Vladimir Putin. Mes tyre kanë qenë dhe dy presidentë të vendeve evropiane, Aleksandër Vuçiç dhe Vladimir Putin.
“Vladimir Putin i dërgoi urimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban, duke theksuar se pavarësisht nga mjedisi i ndërlikuar ndërkombëtar, marrëdhëniet mes vendeve vazhdojnë të ecin në një drejtim pozitiv. Presidenti i Rusisë pohoi gjithashtu synimin e tij për të vazhduar punën së bashku për çështjet aktuale dypalëshe,” shkruhen në faqe zyrtare të Kremlinit.
“Duke i uruar Vitin e Ri dhe Krishtlindjet Presidentit të Republikës së Serbisë , Aleksandar Vuçiq , Vladimir Putin u ndal në faktin se në vitin 2022, marrëdhëniet Rusi-Serbi vazhduan të bëjnë përparim të qëndrueshëm bazuar në parimet e partneritetit strategjik. Të dy vendet forcuan bashkëpunimin praktik, duke përfshirë bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, si dhe atë kulturor dhe humanitar, duke thelluar dialogun politik të bazuar në besim dhe koordinimin e përpjekjeve në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, i cili ka qenë veçanërisht i rëndësishëm në situatën aktuale të ndërlikuar gjeopolitike. “Shpresoj se ne mund të punojmë së bashku për të rritur më tej bashkëpunimin tonë konstruktiv dhe shumëplanësh dypalësh për të mirën e kombeve ruse dhe serbe”, theksoi Presidenti i Rusisë në mesazhin e tij.
Diskutime rreth kësaj post