Analisti Enton Abilekaj e konsideron Presidentin Bajram Begaj, si një figurë pa autoritet, që i shërben Edi Ramës dhe është zgjatim i tij. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Abilekaj tha se Begaj kur nuk është duke i shërbyer Ramës, bën udhëtime jashtë vendit dhe ndodh që nuk njofton fare dhe “ha e pi bashkë me stafin” në vende të ndryshme të botës, duke shkelur ligjin.
“Presidenti është autoritet në vendet me Republika Parlamentare. Ne sot nuk kemi President, sepse ai nuk ka autoritet. Kemi një njeri i cili, kur goditet lideri i opozitës, nuk guxon të ngushëllojë kryetarin e PD, por deputetin dhe ish kryeministrin, sepse po të ngushëllojë kryetarin e PD, i bërtet kryeministri. Çfarë presidenti është ky?
Ai merr listën e KED dhe zgjedh atë që i ka thënë Edi Rama, Gent Ibrahimin për Gjykatën Kushtetuese.
Pra, ky nuk ka autoritet dhe është bisht i Edi Ramës, zgjatim pushteti, me atë pak pushtet që ka. Si ja shpërblen Edi Rama me këtë? I thotë hiqi nga puna gjithë ata të Metës.
E di sa paguan ky tani? Sa janë nëpër gjyqe atje? Ne do të paguajme 2-3 milionë euro vetëm nga shkarkimet që ka bërë ky nga puna.
Ca para të tjera do ti shpenzojë sepse do të ribëjë zyrat. Disa të tjera, shkon takon Papën në Vatikan edhe pasi mbaron shkon ja fut në Siena, vizitë private dhe nuk na thotë as kush e paguan, as kush e fton, rri atje, ha dhe pi me gjithë stafin. Është në shkelje të ligjit. Asnjë zyrtar nuk mund të pranojë dhuratë mbi 200 euro sipas ligjit.
Ja fut pastaj në Katar dhe nuk njofton fare. Pa edhe gjysmëfinalen Kroaci-Argjentinë në Katar”, deklaroi Abilekaj.
Diskutime rreth kësaj post